Data Journalism
The promotion of alternative methods in gathering and distributing information and also promoting the investigative report.
Supported by: Moving Culture, Open Society Foundation Albania, European University in Tirana and UET Centre.
Partner in the project: MC Monitoring Sh.p.k
Project Extent: 6 Months
Objective:This initiative gives journalists the opportunity to use the database as a source of reporting by giving them the ability, tools and important technics in accordance with their level of expertise. The main objectives are:
- To build up a database collection online – by including studies and tutorial programs on how to access useful information for a newsroom or independent investigative journalism.
- To support the investigative journalists network by developing the Data Journalism.
Project Description:
The last decade has witnessed an explosion of data available to the public, but lacks the push by the media to gather large collections with valuable informative material. It is required from the journalists to possess the tools and skills needed to give value to data sources, by showing it to the public in a clear and understandable way.
Journalists face increasingly waves of information where the only method to extract worthy conclusions or raise important questions is by using visualization technics of data with the help of IT experts and scientific researchers. The Albanian society and journalism face continuously an unstoppable afflux of information but lacks analysis and searching tools.
In Albania, especially, is very important to start building and supporting Data Journalism. The society and media often suffer from a public distrust related to numbers and information published generally sourced from political parties or depended from the political and executive system.
Albanian journalism is in front of a skeptic and not engaged public which enquires new forms of gathering, processing and publication of information.
Main Activities:
- Creation of database
- A series of Workshops
- Online training with data-journalism experts where will be demostrated how to find the data, analysing them and creating new articles based on specific group of information (data’sets).
Beneficiaries:
Investigative journalists, new journalists, civil society and the society in general
Trainers:
- Erika Idrizi
- Urita Dokle
- Andi Muka
14-15 December 2012
Location:
European University in Tirana
Gazetaria e të dhënave
Promovim i përdorimit të mënyrave alternative të mbledhjes dhe shpërndarjes së informacionit si dhe promovim i raportimit investigativ.
Organizatorë: Shoqata Kultura në Lëvizje, Open Society Foundation Albania, Universiteti Europian I Tiranës si dhe UET Centre.
Partner ne Projekt: MC Monitoring Sh.p.k
Kohëzgjatja e projektit: 6 Muaj
Objektivi:Kjo iniciativë ka si qëllim t’u mundësojë sa më shumë gazetarëve përdorimin e të dhënave si burim i raportimit, duke ju dhënë atyre aftësitë, veglat dhe teknikat e nevojshme, në përputhje me nivelin e tyre të ekspertizës. Objektivat kryesore janë:
- Të krijohet një koleksion burimesh online – duke përfshirë studime dhe programe tutorial mbi mënyrën se si mund të aksesohen dhe përdoren të dhënat në një redaksi lajmesh dhe nga gazetarët investigativë të pavarur.
- Të mbështesë rrjetin e gazetarëve investigativë duke ndihmuar në zhvillimin e gazetarisë së të dhënave.
Përshkrimi i Projektit:
Dekada e fundit ka dëshmuar një shpërthim të të dhënave të hapura për publikun, por mungon shtytja nga ana e mediave për mbledhjen e koleksioneve të mëdha me material të vlefshëm informativ. Gjithnjë e më shumë kërkohet që gazetarët të zotërojnë veglat dhe aftësitë që duhen për t’u dhënë vlerë burimeve të të dhënave, duke ja paraqitur publikut në një formë të qartë dhe të kuptueshme.
Gazetarët përballen gjithnjë e më shumë me dallgë informacioni, dhe mënyra e vetme për të nxjerrë përfundime të vlefshme apo për të ngritur pyetje të rëndësishme është përdorimi i teknikave të vizualizimit të të dhënave me ndihmën e informaticienëve dhe kërkuesve shkencorë. Shoqëria dhe gazetaria shqiptare gjenden vazhdimisht përballë një fluksi të pandalshëm të dhënash, por mungojnë analizat dhe sistemet e kërkimit.
Në Shqipëri, në mënyrë të veçantë, është tepër e rëndësishme që të nisë puna në për ngritjen dhe përkrahjen e Gazetarisë së të Dhënave. Mediat dhe shoqëria shqiptare vuajnë shpesh nga mosbesimi i publikut ndaj shifrave dhe të dhënave të publikuara, pasi burimet e tyre janë kryesisht partiake ose të varura prej sistemit politik dhe atij ekzekutiv.
Gazetaria shqiptare gjendet përballë një publiku mosbesues dhe të pa-angazhuar, kështu që kërkohën forma të reja të mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave.
Aktivitetet kryesore:
- Krijimi i bazës së të dhënave
- Kryerja e një serie me workshop-e si dhe ofrimi i sesioneve
- Trajnimi online me ekspertë të data-journalism ku do të demonstrohet si gjenden të dhënat, si analizohen ato, dhe si krijohen artikuj të rinj duke përdorur grupe të caktuara të dhënash (data’sets).
Përfituesit:
Gazetarët investigativë, gazetarë të rinj, shoqëria civile, shoqëria në përgjithësi
Trajnuesët:
- Erika Idrizi
- Urita Dokle
- Andi Muka
14-15 Dhjetor 2012
Vendndodhja:
Universiteti Europian i Tiranës